1. Kush jemi dhe fusha e zbatimit
Kjo politikë zbatohet për BarTree në Android, iOS/iPadOS, macOS dhe Windows. BarTree zhvillohet nga Quantify Nexus LLC, Prishtinë, Kosovë.
Biznesi i gastronomisë administron të dhënat operative të stafit dhe klientëve; Quantify Nexus përpunon të dhënat e shërbimit sipas marrëveshjes dhe ligjit të zbatueshëm.
2. Të dhënat që mund të përpunohen
- Aktivizimi/licenca: ID të pajisjes, POS-it, njësisë, kompanisë dhe licencës.
- Biznesi/fiskalizimi: NUI, TVSH, adresa, operatori, konfigurimi, kuponët, kthimet, anulimet dhe raportet.
- Stafi: username, emri, roli, statusi dhe hash-i lokal i password-it/PIN-it; password-i i Accountree nuk ruhet.
- Gastronomia: tavolina, porosi, artikuj, kategori, sasi, çmime, zbritje, TVSH, bileta kuzhine dhe statuse shërbimi.
- Delivery/take-away: emri, telefoni, adresa dhe shënimet vetëm kur biznesi i fut për porosinë.
- Transaksione: linjat, pagesat, arka dhe auditimi; jo numra të plotë kartelash/CVV.
- Pajisje sekondare: ID/emri, regjistrimi, sync-u dhe të dhëna teknike të rrjetit lokal.
- Teknike: versioni, rrjeti, koha/statusi i sync-ut, gabimet, tentativa sigurie dhe integriteti.
3. Burimi dhe qëllimet
Të dhënat futen nga biznesi/stafi, krijohen nga POS-i ose sinkronizohen nga Accountree, pajisjet e autorizuara dhe shërbimet fiskale.
- Aktivizim, autentikim dhe role.
- Tavolina, porosi, kuzhinë, delivery/take-away, klientë dhe arkë.
- Fiskalizim, printim, raporte dhe auditim.
- Sync cloud/lokal, email me veprim të përdoruesit, siguri, backup dhe detyrime ligjore.
4. Lejet dhe rrjeti lokal
Në Android kërkohen interneti dhe gjendja e rrjetit. Me Primary/Secondary aktiv, pajisja primare mund të dëgjojë lidhje hyrëse vetëm në rrjetin lokal për pajisje sekondare të regjistruara; nuk është server publik. Printimi, skaneri, eksporti dhe skedarët përdoren vetëm për funksione të nisura nga përdoruesi.
5. Ndarja e të dhënave
- Accountree/Quantify Nexus API.
- Administrata Tatimore e Kosovës ose shërbimi fiskal.
- Pajisjet Primary/Secondary të regjistruara të të njëjtit biznes.
- SMTP/email i konfiguruar kur dërgohet kupon/raport.
- Ofruesit e platformës/hostimit dhe autoritetet kur kërkohet ligjërisht.
6. Reklamat dhe shitja e të dhënave
Quantify Nexus nuk shet të dhëna personale dhe nuk përdor reklama të targetuara. Build-i aktual nuk ka SDK reklamash ose advertising ID. Analytics i ardhshëm do të deklarohet përpara aktivizimit.
7. Ruajtja, transferimi dhe siguria
BarTree është offline-first. Të dhënat ruhen në pajisjet e biznesit dhe të dhënat e përzgjedhura sinkronizohen përmes HTTPS ose rrjetit lokal të autorizuar.
- Databazë lokale e enkriptuar dhe secure storage.
- HTTPS dhe kërkesa cloud të nënshkruara.
- Regjistrim/autorizim i pajisjeve sekondare.
- Hash-e password/PIN, role, lockout, audit dhe kontrolle integriteti.
8. Afati i mbajtjes
Të dhënat mbahen sipas politikës së biznesit. Fiskalizimi, kontabiliteti dhe auditimi mund të ruhen për periudhën ligjore. Heqja e aplikacionit nuk fshin automatikisht kopjet e sinkronizuara, eksportet ose backup-et.
9. Qasja, korrigjimi dhe fshirja
Për porosi, staf ose klientë kontaktoni biznesin që përdor BarTree. Për shërbimin Quantify Nexus shkruani në [email protected]. Mund të kërkohet verifikim; të dhënat me detyrim ligjor nuk fshihen para afatit.
10. Fëmijët, ndryshimet dhe kontakti
BarTree është mjet biznesi për staf të autorizuar dhe nuk u drejtohet fëmijëve. Politika mund të përditësohet kur ndryshojnë funksionet, ofruesit ose ligji. Kontakti: [email protected].
Në fuqi dhe përditësuar së fundi: 31 gusht 2026